fbpx
Lajme

Bala: Një gjeneral serb më tha ju kanë dënuar shumë, i thash po i bie me vra çdo gjashtë muaj nga një serb

“Epoka e re”: Si reaguan serbët aty kur u liruan Limaj e Isaku?

Haradin Bala: Atyre u vinte keq qysh u lirua Fatmiri, se mua edhe të më dënonin 100 vjet për ta nuk çonte peshë. Ata nuk e kishin qëllimin te unë, po te Fatmiri. Ata donin që Fatmiri me u dënu. Një gjeneral serb, i cili ishte dënuar në shkallën e parë 20 vjet, kurse shkalla e dytë e dënoi me burg të përjetshëm, më tha: qysh bre komandantët shkuan prej shpie e ti ushtar u dënove?! E unë gjeneral i dënuar. I thash nuk kam çfarë të bëj që ti nuk ke pas ushtarë. Kurse një tjetër që po atë ditë e takova në burg, i cili ishte bashkëpunëtor i prokurorisë, më tha po më vjen keq, se të kanë dënuar shumë. I thash, jo bre, nuk janë shumë 13 vjet. Po i bie me e vra çdo gjashtë muaj nga një serb (ushtar e polic), e mbylli gojën dhe iku.

“Epoka e re”: Qysh i kaluat ditët e para në burg?

Haradin Bala: Dy ditë e dy net nuk më ka marr gjumi sepse isha në një pozitë që mu vështirësua jeta edhe mua atje. Nuk kisha pare, nuk e disha gjuhën angleze. Ishte një drejtor i burgut aty irlandez, të cilin kisha dashur për ta përshëndetur sepse ka qenë njëri korrekt. Unë kisha dëgjuar për Tribunalin e Hagës në vitin 1992, se pati shkuar ky gjenerali kroat Bllashkiq. Pse shkoi edhe vetë atje s’e kam paramenduar. Drejtorit të burgut i thash: O zotni, më lehtë e kaloi pa bukë sesa pa duhan. Dhe i thash se fatkeqësia më e madhe është se unë jam arrestuar dhe nuk kam as pare me vete. S’mund t’i thosha që as në shtëpi s’kam pas. Zero-zero isha, pa asnjë cent. Me vete kam pas vetëm letërnjoftimin dhe patentshoferin. Më tha mundesh me marrë hua dhe kur të vijnë paret ne t’i ndalim. Ne shqiptarët veresi e marrim hekurudhën me gjithë tren, veç a na presin. Nuk e kemi gajle a ia kthejmë borxhin. Pastaj na dhanë aktakuzën brenda dhe e pashë se aty ishte edhe Fatmir Limaj. Një natë na mbajtën në katin e parë, kurse ditën e dytë në katin e dytë. I kishin pas larguar serbët prej atij kati dhe na dërguan vetëm ne dyve, mua dhe Isakun. Serbët aty që ishin në burg kishin bo propagandë se shqiptarët hajnë njerëz dhe na ndanë neve në një kat të veçantë. Pesë ditë pas nesh ka ardhur edhe Shesheli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close