“Rrustemi është regj këlysh”, “ishte ndër komunistët më të rinj në ish-Jugosllavi, mori burs”
Rrustem Tetaj ishte dëshmitar kundër Ramush Haradinajt në Hagë dhe sot është dëshmitar kundër Thaçit në Gjykatën Speciale.
Rrustem Tetaj ishte kapur në vitin 1998 duke gënjyer dhe duke spiunuar UÇK-në. Ai i kishte gënjyer ushtarët se po shkonte në Jabllanicë, ndërsa kishte shkuar në Pejë për të spiunuar. Ai gjithashtu e kishte pranuar se ka qendruar afër kazermës së ushtrisë serbe.
Faton Mehmetaj:
Normalisht, major Tetaj, Maqedonia ku ju keni shërbyer, i ka hapur dosjet qe shumë vite. Shikoni pak për veten tuaj në ato dosje. Major Tetaj ne e njohim njëri-tjetrin sepse jemi fqinj. Rrethi thoshin për ty se “Rrustemi është regj këlysh”. Në moshë fare të re je pranuar në PKJ (Partinë Komuniste të Jugosllavisë) dhe ke qenë ndër komunistët më të rinj në ish-Jugosllavi. Si i tillë je bërë bursist i Akademisë Ushtarake, ke qenë ndër oficerët e besueshëm të shërbimit ushtarak jugosllav KOS (Kontra-obaveštajna služba), i cili që nga themelimi në gjithë ish-Jugosllavinë është udhëhequr dhe komanduar nga kuadrot serbe. Akademinë Ushtarake e ke mbaruar në vitin 1978 dhe siç e do zakoni në radhët e A(P)J-së u pranove me gradën e nënoficerit. Që nga kjo kohë fillove me detyra të veçanta, në Garnizonin e Strumicës në Maqedoni, ku ke shërbyer deri në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe në A(P)J, pos detyrave të veçanta, ke kryer edhe detyra të tjera prej komandirit të togut e deri në ndihmëskomandant të Divizionit. Për punën tënde “të mirë” je shpërblyer dhe dekoruar me dhjetëra herë nga komandantë të ndryshëm.
Miftar Dema është vrarë nga rinia SKOJ-iste (Savez Komunisticke Omladine Jugoslavije). Në atë kohë, major Tetaj, prindi yt ka qenë pjesëtar i rinisë SKOJ-iste. Atë ditë që është vrarë, fillimisht Miftar Demën e kishte qëlluar dikush prej pjesëtarëve të rinisë skojiste që ishin mbledhur për t’i ruajtur votat. Nga plagët e marra shtrihet përtokë. Pas kësaj i ishin afruar disa prej pjesëtarëve të rinisë skojiste. Miftari i plagosur u kishte kërkuar ujë, por në vend të ujit ata i kishin dhënë alkool. Njëri prej tyre, me mbiemrin tënd, e kishte qëlluar me sakicë në kokë për së shtriri, duke e lënë të vdekur. Në vitin 1974 e keni vrarë Xhafer Haxhinë nga Pozhari, patriot i kulluar për shkak të një konflikti kinse në lidhje me tokën, por ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera që nuk dua t’i përmendi.