fbpx
Lajme

I dërguari presidencial për mbarë botën, Grenell e kishte telefonuar Thaçin në Hagë dhe i kishte dhënë mbështetje

I dërguari i presidentit Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë në llogarinë e tij në X, fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale.

“Sot që ne të gjithë jemi këtu, ku u firmos pavarësia e Kosovës, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati pesë vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare. e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë”, thuhet në fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilin e ka shpërndarë Richard Grenell.

Para pak ditësh, presidenti amerikan Donald Trump e ka emëruar Richard Grenellin në pozitën e të dërguarit presidencial për misionet speciale në mbarë botën. Madje, pak para emërimit presidenti Trump e quajti Grenellin si njeri përrallor dhe një yll.

Por, vetë Richard Grenell kishte treguar se e kishte telefonuar Thaçin në Hagë dhe i kishte dhënë mbështetje para se të mbaheshin zgjedhjet në SHBA.

Grenell kishte shkruar se “Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, kishte shkruar Grenell.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close