fbpx
Rozë

Aktorja e njohur amerikane me fustan të Valdrin Sahitit

Valdrin Sahiti është njëri ndër dizanjerët më të famshëm në vend.

Shumë yje të estradës ia besojnë gjithë punën atij, transmeton Gazeta Express.

Por, fama e tij ka arritur deri në Amerikë. Fustanet e tij po vishen edhe nga aktore të njohura amerikane.

Është kjo aktorja Nicole Ari Parker e cila kishte vendosur që fustani i saj të jetë nga Valdrini.

Me këtë fustan ajo kishte shkëlqyer në dasmën e teniseres së njohur amerikane Serena Williams e cila i dha fund beqarisë me Alex Ohanian.

Lajmin e ka bëtë të ditur Edita, bashkëshortja e Valdrinit përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instastory.

“Aktorja Nicole Ari Parker (Boogie Nights) zgjodhi fustanin e Valdrin Sahitit.

Sepse @valdrinsahitiofficial vishet edhe ne dasmën me te famshme te Amerikes, ate te Serena Ëilliams”, kishte shkruar Edita.

Në dasmë kanë qenë të ftuar yje të njohura si Beyonce, Kim Kardashian, Eva Longoria e shumë të tjerë./Gazeta Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close