Lajme
Prishtina thyen çdo parashikim: 97 për qind të votave të numëruara, diferenca vetëm 138 vota
Janë numëruar deri më tani 97 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Shpend Ahmeti.
Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka 138 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.
Ahmeti ka marrë 40.336 vota, kurse Abrashi 40.198 vota.