Arrin në Prishtinë aeroplani i cili do ta transportojë Isa Mustafën për në Gjermani
Në pistën e aeroportit të Prishtinës tashmë ka arritur aeroplani privat me të cilin pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit ish-kryeministri dhe njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa do të dërgohet jashtë vendit në mënyrë që të kryejë disa kontrolle shëndetësore dhe të ketë një rehabilitim të nevojshëm.
Lidhur me këtë mbrëmë është raportuar vazhdimisht në çdo detaj për atë se çfarë saktësisht po ndodhë me gjendjen shëndetësore të Mustafës për të cilën pas dërgimit në spital, LDK ishin deklaruar se ka të bëjë me një grip sezonal, e që doli të mos jetë e vërtetë.
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa sot në orët e para të ditës do të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Ai është në vetëdije të plotë ndërsa që ekzaminimi jashtë vendit bëhet në pajtim me familjen e tij, për të hequr të gjitha dyshimet.Familja e Mustafës dhe vet ish-kryeministri Mustafa kanë falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn për gatishmërinë dhe mbështetjen.