A e dini se Mehdi Frashëri ishte guvernator i Jerusalemit, ja roli i Hasan Prishtinës dhe Alber Intabi
Hasan Prishtina dhe Alber Intabi
Nga Dr. Sylë Ukshini
Mirëpo, me revolucionin xhonturk të vitit 1908 u krijua përshtypja se qëndrimi i qeverisë së re osmane do të ishte në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe lëvizjes sioniste, pasi që flitej për ndikimin e elementëve shqiptarë dhe hebraikë në partinë xhonturke “Bashkim dhe Përparim”. Në bazë të kësaj, figura të shquara të lëvizjes shqiptare, si Hasan Prishtina e të tjerë, ashtu edhe saj sioniste, si Alber Intabi, e përshëndetën ndryshimin e ri politik. Por, udhëheqësit e vërejtën me kohë se osmanët e kundërshtonin çdo tendencë separatiste, pra refuzonin kërkesat shqita dhe hebraike, ngjashëm ai ato armene. Në ndërkohë, u rrit kundër politikës së osmanizmit në mesin e politikanëve shqiptarë dhe hebraikë, të cilët kritikonin politikën e “turqizmit” dhe kërkonin më shumë autonomi në vilajetet osmane. Me rritjen e kësaj opozite u kthye shpresa si tek shqiptarët ashtu edhe te popullata hebraike në Palestinë.
Kur politikani më i rëndësishëm shqiptar nga Kosova, Hasan Prishtina,njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe të emancipimit kombëtar të shqiptarëve dhe një nga prijësit më të vendosur në luftën kundër okupimit serbe të Kosovës, i dha drejtim luftës së shqiptarëve dhe kërkesave drejtuar qeverisë osmane në Stamboll, prej andej në korrik 1912 një shqiptar i njohur Mehdi Frashëri, u emërua si guvernator i Jerusalemit, i cili edhe pse qeverisi vetëm pesë muaj, mbahet mend për qëndrimin pozitiv që mbajti ndaj komunitetit hebraik në Palestinën osmane. Ky qëndrim i zyrtarit osman me origjinë shqiptare ishte pasqyruar edhe në shtypin hebraik në Palestinë (“Haor” dhe “Ha-Herut”).
Në anën tjetër, shtypi arab e kishte kritikuar vizitën e tij tek komuniteti hebraik në Richon Licion dhe sidomos reagime kishte patur për lavdërimin që Mehdiu beu i bëri hebrenjve në fjalimin e tij për përparimin e madh që pa në vendbanimet e tyre. “Me këtë ju po ju jepni shembull fshatrave arabë. Ju jeni mësues për fqinjët arabë që nuk dinë shkrim-lexim, por shikojnë se ç’po bëni ju në këtë vend”, kishte deklaruar Mehdiu beu. Është interesant se pikërisht ky shqiptar me 1937 në Lidhjen e Kombeve kishte paraqitur një propozim për zgjidhje konfliktit midis hebrenjve dhe arabëve në Palestinë, duke ofruar zgjidhjen sipas modelit të Zvicrës, formimin e dy kantoneve për hebrenjtë dhe një kantoni për arabët.
Mirëpo, derisa shpërthimi i luftërave ballkanike dhe i Luftës së Parë Botërore pati një rrjedhojë negative për shqiptarët e Kosovës, të cilët do të përballen me shtypjen dhe represionin e egër serb, në anën tjetër, kjo periudhë shënoi një kthesë tjetër në progresin e lëvizjes sioniste në Palestinë, që kulmoi me Deklaratën e Balfourtit (1917), e cila ka bëjë me formimin e një atdheu kombëtar për hebrenjtë në Palestinë. Ky premtim publik i britanikëve ukonsiderua përgjithësisht vendimtar për realizimin e ëndrrës të babait të sionizmit Theodor Herzl, krijimin e Izraelit. Por, nëse hebrenjtë e realizuan ëndrrën e tyre nën drejtimin e Ben Gurion-it, pasi arritën ta mbijetonin tmerrin e paparë të Holokaustit, Hasan Prishtina dhe udhëheqësit tjerë shqiptarë u detyruan të vazhdonin përpjekjet edhe për një gjysmë shekull kundër okupimit serb. Për koincidencë, fati i tyre, i shqiptarëve të Kosovës, u determinua nga politikëbërsitë e njohur me origjinë hebraike, të cilët të traumatizuar nga përndjekja kolektive e hebrenjve, në mars 1999 u bënë mbështetëset më të mëdhenj të doktrinëssë ndërhyrjes humanitare në Kosovë, e cila stopoi realizimin e doktrinës serbe për zhbërjen e populli shqiptar në Kosovë, i cili, ashtu si populli hebraik, në të njëjtën mënyrë ishte dëbuar disa herë, në mënyrë ciklike si gjatë periudhës së Krizës Lindore (1877-1878) ashtu edhe në mes dy luftërave botërore, si dhe gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në kontekstin e zhvillimeve të pas Luftës së Ftohtë.
Pa dyshim një paralele tjetër e bukur mund te tërhiqet edhe ne rrafshin kulturore, frymëzimi qe ka ekzistuar te këta dy popuj per ringjalljen dhe ruajtjen e gjuhës: hebraishtes dhe shqipes. Siç shkruan Josef Jakoel, hebre i Shqipërisë dhe njohës i mire i dy popujve, ringjallja e hebraishtes është një rast unik ne historinë e filologjisë, nga një gjuhe e “fjetur” nder shekuj, ajo per një kohe te shkurtër u shndërrua ne një gjuhe te gjalle dhe te kultivuar. Po thuajse njëjtë ndodhi edhe me gjuhen shqipe, e cila ishte e ndaluar gjate tere periudhës se pushtimit osman. E pashkruar me shekuj, ajo mori hov ne periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe ne periudhat e mëvonshme u be instrument me koheziv i unifikimit kombëtar.
Si hebrenjte, te cilet gjate gjithe historise nuk hoqen dore nga endera e tyre per shtetin e Izraelit, e perdoren urimin hebraik “Vitin e ardhshëm në Jerusalem”, edhe shqiptaret u e Ksooves kur ne vitet 1990 ishin shtrenguar te merrnin drejtimin për në “shtatë rrugët” perdorinin pershendetjet shpredhenese “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, nje urim qe shperfaqete deshiron tone që të takoheshim se shpejti në vendin tonë te lire. Pr, si hebrenjte ashtu edhe shqiptaret e Kosoves gjate e kane ederruar kete enderr dhe gjate kane luftuar qe kjo enderr e tyre, shteti i Izrealit dhe i Kosoves, te shenderrohet ne realitet, qe hebrejte dhe shqiptaret me ne fund te jetojne si njerey te lire ne atdheune tyre.