fbpx
Lajme

A e ka shitur Sali Berisha Adem Jasharin tek serbët? flet nënkoloneli shqiptar, Sokol Poga

Një ditë përpara 28 nëntorit të vitit të shkuar, Sali Berisha inauguroi një shtatore të Adem Jasharit, heroit kosovar.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ai qëndron pas Skënderbeut.

“Adem Jashari, i derdhur sot në këtë shtatore madhështore nga skulptori i shquar Muntaz Dhrami, ka një fole të përjetshme në zemrën e të gjithë shqiptarëve. Ai do të prehet aty për sa kohë do të jetojë flamuri i tyre legjendar, sepse ai, pas Skënderbeut, është flamurmbajtësi më dinjitoz, më trim, më burrëror i këtij flamuri. Ai u faktoi shqiptarëve dhe botës se heroizmi i këtij kombi nuk ka kufij, se sakrifica e tij për liri dhe dinjitet kombëtar nuk njeh kufij, se është i gatshëm për çdo çmim, për lirinë dhe dinjitetin e tij, të kombit, të vendit të tij,” tha Berisha.

Por një dëshmi tronditëse e botuar në të përditshmen Dita tregon se Berisha mund ta ketë shitur Jasharin tek serbët.

“Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2 (ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga shteti amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të stërvitur në Shqipëri, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të shpërndahen kryesisht në Zvicër, Gjermani e Austri. Vetë Ademi prej atëherë qëndroi në ilegalitet”, rrëfen Poga./ep

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close