fbpx
Lajme

Veton Surroi ndër vite: UÇK nuk ishte ushtri dhe nuk kishte strukturë vertikale komanduese

Gazetari Veton Surroi ishte konsistent në përpjekjen e tij për përbaltjen e krerëve të UÇK-së. Madje, shkroi e botoi edhe libra që i promovoi në Beograd, që përmbanin nuanca fashiste në përshkrimin e tyre.

Në vitin 2018, Veton Surroi u intervistua nga dy gazetaret shqiptare, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli, ku foli për rolin e UÇK-së. Ai në këtë intervistë thotë se UÇK nuk ishte ushtri, nuk e kishte mbrojtur popullatën dhe nuk e kishte çliruar vendin.

Në kohën kur Prokuroria Speciale në Hagë publikoi aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së dhe pika thelbësore e akuzës është se UÇK kishte kontroll efektiv dhe strukturë vertikale komanduese, ai po hesht dhe nuk u deklarua në asnjë moment për këtë akuzë. Pavarësisht se nga viti 1999, vazhdimisht në deklarimet e tij publike kishte thënë se UÇK nuk ishte homogjene, nuk kishte strukturë vertikale e nuk e inicoi lëvizjen e popullatës serbe, ai pas vitit 2020 zgjodhi të hesht dhe në këtë formë të aprovoi akuzën e prokurorisë edhe pse në realitet qëndrimet e tij ndër vite e thonë të kundërtën.

Demokracia.com ka siguruar tri shkrime të Veton Surroit të vitit 1999, 2002 dhe 2018, ku mban të njëjtin qëndrim se UÇK nuk ishte ushtri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe nuk kishte strukturë vertikale komanduese.

Në vitin 1999, ai dha një intervistë për gazetarin Anthony Borden, ku deklaroi se UÇK-ja nuk është politikisht homogjene dhe sipas tij, anëtarët e saj kanë përkatësi të ndryshme partiake. Po ashtu, ai deklaroi se lëvizja e popullatës serbe nuk është iniciuar nga UÇK-ja.

Lëvizja e popullatës serbe nuk është iniciuar nga UÇK-ja. Nuk do të ishte e drejtë të thuhet se shqiptarët po i dëbojnë. Nuk ndihem mirë për këtë. Por thjesht tregon intensitetin e lëkundjes së lavjerrësit. Është pjesë e bixhozit që bënë Millosheviçi dhe autoriteti serb”, kishte deklaruar Veton Surroi, më 23 qershor 1999.

Njësoj, më 1 shtator 2002, në mediumin ”Koha”, ai publikoi një letër që ia kishte nisur Adem Demaçit, ku ndër të tjera kishte treguar se UÇK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte Republikë, duke rrëzuar kështu tërësisht strukturën vertikale komanduese.

UÇK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republikë. E lindur si lidhmëri mes grupeve kryengritësish, ajo nuk arriti të krijojë strukturë vertikale komanduese. Vetëm në Rambouillet, mes pëshpërimave arritëm të kuptojmë se njëri prej pjesëmarrësve të delegacionit (Azem Syla) mund të ishte komandant i përgjithshëm i kësaj ushtrie, gjë që nuk fliste shumë mirë për strukturimin e saj”, thoshte Surroi. 

Më 7 shtator të vitit 2018, në një intervistë për dy gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli, ai deklaroi se UÇK nuk ishte ushtri, por lëvizje guerile e decentralizuar (pa komandë vertikale). Sipas tij, UÇK ka dështuar në mbrojtjen e popullatës dhe në çlirimin e vendit.

UÇK-ja në histori është një lëvizje guerile e decentralizuar në masë të madhe si shenja përfundimtare e dëshpërimit dhe e pamundësisë për të bërë më shumë. UÇK-ja nuk ka lindur se ky vend ka qenë i organizuar e ka krijuar një ushtri të vetën. Ajo ka qenë një lëvizje guerile e lindur në shumë vende ka qenë e paaftë ushtarakisht për t’u përballur me një armik shumë më të madh, ka treguar një guxim të jashtëzakonshëm dhe ka dështuar në dy elementët bazikë. Nuk e ka çliruar vendin dhe nuk e ka mbrojtur popullatën. Kjo strukturë guerile nuk mund të quhet ushtri. Ndërhyrja e NATO-s është bërë se ka qenë e pasuksesshme UÇK-ja. Po të ishte e suksesshme, do ta çlironte vendin e nuk do ndërhynte NATO”, kishte deklaruar Surroi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close