AAK i kthen përgjigje Blerim Kuçit, pas kërkesës për dorëheqje nga Kuvendi
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas kërkesës së deputetit të saj, Blerim Kuçi, rreth lirimit të postit nga Kuvendi i Republikës.
Kjo kërkesë e Kuçit erdhi pasi ky i fundit në një debat televiziv premtoi se do të jap dorëheqje nga posti i deputetit në rast se Kosovës nuk i hiqen vizat.
Mirëpo, një kërkesë e tillë duket se nuk do ta marrë dritën jeshile nga partia e Ramush Haradinajt.
Zyrtari i lartë i AAK-së, njëherësh deputeti Muharrem Nitaj ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre politik ka pranuar kërkesën e Kuçiq në kryesi dhe grup parlamentar.
“Blerim Kuqi e ka bërë një premtim publik por realisht atë e ka bërë nëse Kosova nuk i përmbushë obligimet e veta në raport me liberaimzimin e vizave. Ne nuk e kemi shqyrtu kërkesën, por realisht e di sakt se disponimi në kryesi të partisë dhe grup dhe parlamentar është që s’ka asnjë bazë dhe nuk i pranohet dorëheqja nga posti i deputetit”, ka thënë Nitaj.