fbpx
Lajme

Demaçi: Nuk kam pasë dëshirë ta mendoj Drenicën pa Fehmi Lladrovcin, nuk u largua nga lufta kurrë

Adem Demaçi:

“Nuk kam pasë dëshirë ta mendoj Drenicën pa Fehmi Lladrovcin. Mirëpo lufta i ka ligjet e veta. Fehmi Lladrovci ishte një njeri që të gjitha sendet në jetën e tij i kuptonte shumë seriozisht. Fehmi Lladrovci ishte një nga ata që nuk u largua nga lufta kurrë, edhe në luftën ilegale, edhe në luftën e armatosur ishte në vijën e parë të frontit. Meritat e Fehmi Lladrovcit janë të mëdha për shtetin e pavarur të Kosovës. Vetëm kur të krijohet Kosova e pavarur, vetëm atëherë do të jetë Përmendorja që e meriton Fehmi Lladrovci, vetëm atëherë mund të themi se e kemi kryer detyrën tonë. Drenica heroike do të dijë të ruajë përmendoren e Fehmi Lladrovcit”.

Murat Jashari:

“Baca Adem ka pasë besim shumë të madh tek Fehmi Lladrovci. Deri në vdekje, thoshte, nuk ndahem prej tij. Për familjen tonë Feha ka qenë si Ademi, si Hamza, si Rifati, ka qenë një vëlla i tyre, një mixh i joni. Luftëtarë ka pasë Shqipëria, ka qenë normale, edhe diplomatë, politikanë, por që t’i ketë një njeri të dyja, edhe luftëtar, edhe politikan, ato i ka pasë në këtë luftë veç Fehmi Lladrovci”.

Nga libri përjetësia e dyfishtë e Bedri Islamit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close