fbpx
Lajme

Ish-Zëvendësministri i Brendshëm: Policia duhet pastruar nga pjesa kriminale

Ish-Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se Policia e Kosovës në vend të reagimeve të mjerueshme duhet të merret me pastrimin e elementëve kriminalë që ka brenda vetes.

Ky reagim i Mustafës ka ardhur pas një komunikate të Policisë, ku thuhet se nuk  janë të korruptuar derisa kanë lëshuar akuza se po tentohet të njolloset ky institucion.

“Qëndroj prapa asaj që kam thënë para afër një viti. Qëndrimet e mia të atëhershme nuk kanë qenë kundër Policisë së Kosovës dhe punës së mirë që bëjnë pjesa më e madhe e saj, por, kundër pjesës së diskutueshme.  Mendoj se menaxhmenti i Policisë është dashur të më falënderojë atëherë për temën e hapur e jo të më sulmonte në mënyrën më të ultë, duke u munduar të më paraqesin si armik të Policisë. Reagimi i atëhershëm i PDK’së ndaj meje ka qenë mjerues dhe koha e ka demantuar këtë”, ka thënë Mustafa, për Express, të dielën.

Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, Mustafa, në cilësinë e Zëvendësministri të Punëve të Brendshme kishte denoncuar një nga një rastet kriminale në Polici. Atëherë, nuk kishte përmendur emra, por kishte thënë se është i gatshëm të dëshmojë para Prokurorisë.

“Pastrimi i policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara është shërbimi më i madh që mund t`iu bëhet qytetarëve”, kishte thënë atëkohë Zëvendësministri i Brendshëm.

“Ka përfolje se:– shumë policë janë frekuentues të rregullt të kazinove dhe se aty humbin shuma parash shumë herë më të mëdha se të ardhurat e tyre mujore nga pagat. Nga prejardhja e atyre parave ?!;– policë të caktuar ruajnë diskotekat me në emër anëmbanë Kosovës, diskoteka në të cilat ka dyshime se përdorën lëndë narkotike dhe shërbehen pijet alkoolike për të miturit, ( pse po dështojnë shumë aksione të Drejtorisë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve ?!);– policë ( besa edhe eprorë ) të caktuar më shumë mund ti shohësh në ambiente të universiteteve publike e kolegjeve private , se sa në zyrat e tyre të punës, etj.,etj.Heshtja përballë këtyre fenomeneve zbehë punën e madhe që ka bërë e po bënë Policia e Kosovës. Është koha e fundit të tregohet vendosmëri më e madhe në luftimin e këtyre dukurive”, kishte shtuar ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close