fbpx
Lajme

“Afera Vaji”: Hetuesit ‘zbarkojnë’ në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Nacionale ka mësuar që hetuesit nga Policia e Kosovës kanë ‘zbarkuar’ në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ky ‘zbarkim’ në ministri besohet të ketë ndodhur për shkak të skandalit të vajit nga Polonia që dyshohet se nuk kishte ardhur asnjëherë në Kosovë, e për të cilën aferë kishte raportuar gazeta Nacionale.

Ministrja Rozeta Hajdari nuk kishte folur asnjëherë për këtë çështje pas publikimit të skandalit.

Nacionale kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë. Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, një të afërm të kryeministrit Albin Kurti të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.

Gazetari Berat Buzhala shpjegonte se si në restorantin e Ridvan Muharremit, figurë kyçe në këtë skandal, shkonte edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kompania polake prej të cilës ishte blerë vaji për Rezervën Shtetërore i cili dyshohet që nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë quhej Xanto dhe ajo nuk ishte lajmëruar më. Veprimtaria e kësaj kompanie ishte “krejt diçka tjetër”, tregonte gazetari Berat Buzhala në përgjimin e lëshuar.

Ti ministre qat kontratë e ke nënshkru, kqyr se qajo firmë s’ti pru,” – thuhet në një pjesë të audioincizimit të publikuar nga gazeta Nacionale.

LAJMI NË PËRDITËSIM…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close