fbpx
Lajme

Kurti në vitin 2010: Kosova s’ka dëshmorë, dëshmorët e UÇK-së nuk janë dëshmorë të Kosovës

Albin Kurti, pavarësisht se gjatë luftës kishte deklaruar publikisht se nuk do ta kap armën për ta luftuar Serbinë, ai menjëherë pas luftës filloi gjuetinë ndaj ish-komandantëve e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Në një shkrim të siguruar nga Demokracia.com, Albin Kurti më 4 tetor 2010 kishte kritikuar kryeministrin Hashim Thaçi edhe sa i përket dëshmorëve të UÇK-së.

Sipas tij, dëshmorët e UÇK-së nuk janë dëshmorë të Kosovës, por të Shqipërisë.

Kosova s’ka dëshmorë, dëshmorët e UÇK-së janë dëshmorë të Shqipërisë“, ishte titulli i shkrimit të Albin Kurtit në vitin 2010.

Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!” Në asnjë vend nuk përmendet Kosova.” kishte shkruar Albin Kurti në vitin 2010.

Tutje në këtë shkrim, ai e kishte akuzuar Hashim Thaçin se nuk do të nisë aksione për t’i marrë nën kontroll kufijtë e Kosovës, respektivisht veriun. Sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t’i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t’i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë“, kishte shkruar Kurti.

Por, realiteti e kishte demantuar pak vite më pas. Me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, forcat policore në vitin 2011 zbarkuan në veri duke marrë përfundimisht nën kontrollë pikat kufitare 1 dhe 31. Ai ishte konsideruar aksioni më i madh anti-kontrabandë në veri të venditku në detyrë ra heroikisht edhe polici Enver Zymeri./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close