Agim Bahtiri: Unë e kam shuar SHIK-un, do të jem kryetar i Mitrovicës deri në vitin 2029
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili kur e zyrtarizoi kalimin e tij nga AKR në Vetëvendosje, deklaroi se ai e “ka shuar Shik-un” në Mitrovicë.
Bahtiri, në një tubim të Vetëvendosjes në Mitrovicë të premten, u shpreh se ai kishte vendosur që të inkuadrohej në politikën kosovare me një qëllim; të cilin, thotë ai, ta ketë arritur.
“Agim Bahtiri nuk ka ardhur me fitu poste politike, e as pasuri, por ka ardhur me një përgatitje menaxheriale nga perëndimi, për ta shuar një herë e përgjithmonë të keqen e këtij vendi, që ka qenë epiqendër e të keqës: Shik-u në Mitrovicë”, u shpreh Bahtiri.
Ai paralajmëroi se do të jetë kryetar i Komunës së Mitrovicës edhe për dhjetë vite të tjera.
“Deri më 2029 do të vazhdoj të jem kryetar i Komunës së Mitrovicës”, u shpreh Bahtiri. /Insajderi.com