Gjyshi i Albulena Haxhiut, kishte vdekur për shkak të maltretimeve nëpër burgjet e Serbisë
E bija e Ahmet Haxhiut, Shkurta Haxhiu tha se si shkak i keqtrajtimit dhe torturimit nëpër burgjet famëkeqe të Serbisë, ka ndërruar jetë babai i tyre. Ajo thotë se sot e 23 vjet nuk munden ta harrojnë veprën dhe kontributin e tij që ka dhënë për këtë vend.
“Prej se e mbaj në mend në jetën time me babin, është marrë me veprimtari që janë të ndershme, të shquara që pak kush në atë kohë është marrë me ato punë, për çlirimin e tokës, bashkimin e trojeve shqiptare. Një ndër momentet më vështira kanë qenë kur e kanë marr (serbët) në burg, ndoshta edhe më e rënd për mua ka qenë kur ma kanë marrë edhe vëllanë”, theksoi Haxhiu.
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu tha se po e ndjekë rrugën e gjyshit dhe bashkëveprimtarëve të tij dhe dëshmorëve, për ta quar amanetin e tyre në vend.
“Sot janë bënë 23 vjet që prej kur gjyshi nuk është në mesin tonë. Në atë kohë kur ka vdekur gjyshi im nga një sëmundje e rëndë, për shkak të maltretimeve nëpër burgjet e Serbisë, unë isha vetëm shtatë vjeç dhe natyrisht që mbaj mend shumë pak prej asaj kohe, mirëpo ajo çfarë e kujtoj është që emrin, të cilin e mbaj e kam nga gjyshi im. Emrin Albulenë ma ka lënë gjyshi Ahmet. Unë sot edhe për hir të gjyshit tim, edhe për hire të gjithë atyre bashkëveprimtarëve të tij, të gjithë atyre dëshmorëve po e ndjek rrugën që këta e kanë lënë gjysmë për shkak të rrethanave të asaj kohe dhe çdo ditë imën angazhohem që amanetin e dëshmorëve, përfshirë edhe të gjyshit tim, ta qoj deri në vend”, theksoi Albulena Haxhiu, përcjell kosovapress.
Ndërsa, Ahmet Haxhiu ka qenë dora e djathtë e veprimtarit Adem Demaçi, ishte njeriu përgjegjës nga LPK-ja për çështjen e armatimit për luftën që do të fillonte në Kosovë
Gjithashtu sot pasdite në fshatin Dyz, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Nazmi Llapashtica.
Shtëpia e veprimtarit të dalluar Nazmi Llapashtica, ka qenë strehë e sigurte e shumë veprimtarëve të Lëvizjes Çlirimtare, e në veçanti të Lëvizjes Popullore të Kosovës.e gruaja ndërroi jetë./Indeksonline/