fbpx
Lajme

Ahmeti: Albini është takuar me liderët e PAN’it, gati marrëveshja për shfuqizimin e Speciales

Analisti, Arben Ahmeti ka shkruar se deputeti i Vetëvendosjes i cili po synon postin e të parit të kësaj partie, Albin Kurti është takuar dje me liderët e koalicionit PAN.

Sipas tij, është arritur marrëveshje që Kurti dhe 20 deputetë të Vetëvendosjes ta mbështesin Ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Madje, ai thotë se do të ketë përpjekje qysh këtë javë që ai Ligj të shfuqizohet.

“Albini eshte takuar dje me lideret e PAN-it dhe marreveshja qe ai me 20 deputetet e tij ta mbeshtese ligjin kunder speciales eshte gati. Perpjekja me e madhe anti Kosove po behet me pajtimin e PDK, AAK e Nisma si dhe nje pjese te VV-se. Nata me e keqe e Kosoves qysh prej shpalljes se pavarsise pritet te kete perpjekje te ndodhe kete jave”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një intervistë për “Zërin” sot tha se partia e tij do të përkrah shfuqizimin e Speciales.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close