Ahmeti: Gjykata Speciale s’po merret as me Xhemajl Mustafën e as Enver Malokun
Arben Ahmeti dhe Gani Geci janë përplasur në Politiko lidhur me aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së si dhe vrasjeve të pasluftës së zyrtarëve të lartë të LDK-së, shkruan Gazeta10.
Ahmeti i është drejtuar Gecit se LDK-ja ka për obligim t’iu tregojë atij, deputetit të kësaj partie, Ferat Rudit, familjës së zyrtarit të vrarë, Xhemajl Mustafës dhe familjarëve të figura tjera të vrara, që Gjykata Speciale veç me ato krime s’është marrë.
“Nëse ka pasur një fitore të Serbisë në Kosovë, është që duke instaluar edhe mediat që kanë ndjellë zi e terr të përçarjes së brendshme, sa kohë keni qëndruar me PDK-në në koalicion. Qysh nuk është e rëndësishme Gani, knej po thu na kanë vra, knej ke nejt me ta. Ose ke nejt me ta, ose s’ke nejt me ta. Nëse ka diçka obligim LDK-ja është edhe me dalë me i kallxu Ganisë, Ferat Rudit, familjës së Xhemajl Mustafës dhe familjarëve tjerë të LDK-së, që Gjykata Speciale veç me qato krime nuk është duke u marrë. A e dinë që të kanë mashtru? A po e dinë kujna i ke besu, dikujna që të ka thonë ka me ta zbulu një vrasje edhe ka dhënë dorëheqje”, tha i tensionuar Ahmeti.
Arben Ahmeti ka thënë se sipas matjeve të opinionit publik UÇK më shumë ka mbështetje tani se në vitin 2000. Sipas tij Thaçi e asnjëri s’po gjykohen për asnjë vrasje personale, po për shkak të hierarkisë.
Derisa në anën tjetër Geci tha se është e parëndësishme se sa kohë kemi qëndruar në koalicion me PDK-në.
‘Është e parëndësishme sa kohë kemi qëndruar në koalicion me PDK-në. Prokurori është amerikan, kur më ka thirr më tha mos u tut, unë jam amerikan, jam pro pavarësisë së Kosovës. Ma shumë të çliron me një mesazh Amerika, se na që luftojmë me kallasha”, tha Geci në Politiko. /Gazeta10