fbpx
Lajme

Avokati: Kadri Veseli mund të shpallet i pafajshëm pa filluar procesi gjyqësor, prokuroria e pranoi që s’ka prova kundër tij

Avokati Skender Musa ka dhënë detajet e fundit sa i përket zhvillimeve në Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se gjithë të akuzuarit do të shpallen të pafajshëm, por sipas tij prokuroria e ka pranuar se ndaj z. Kadri Veseli nuk ka prova të drejtpërdrejta, dhe ai pret që aktakuza ndaj tij mund të rishqyrtohet dhe ai të shpallet i pafajshëm ende pa filluar procesi gjyqësor.

Ai ka thënë se në bazë të provave rrethanore nuk mund të arrestohet asnjë qytetar vetëm pse është nga Ballkani.

Prokurori Smith për herë të parë ka pranuar se ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin atë drejtpërdrejt me krime.

Ai e pohon këtë në pikën 11 të kësaj parashtrese.

“Parashtresat e Veselit janë paramenduar gjithashtu në një portretizim të deformuar të çështjes së ZPS-së. Veseli nuk akuzohet për kryerjen e krimeve si autor i drejtpërdrejtë”, thuhet në parashtresën e Prokurorit Smith.

Gjithashtu, Avokati tjetër Hodaj ka thënë se dy shtetet potenciale që mund të kenë ofruar garancitë e tyre për ish presidentin Thaçi mund të jenë Turqia dhe Sllovenia.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close