fbpx
Lajme

A do të vazhdojnë t’i mbyllin sytë edhe më tutje Organizatat Studentore të UKZ-së? (VIDEO)

Dje, në një nga mediumet më të njohura të Kosovës, respektivisht në Klan Kosova, u publikua artikulli i cili prekë drejtpërdrejtë dinjitetin e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”.

Artikulli tregon në detaje se si Universiteti “Kadri Zeka” me një arsyetim banal kishte lënë 170 nga 300 studentë të diplomuar pa pelerina.

Rektori, në tetor të vitit 2018, gjatë ceremonisë së dytë të diplomimit ishte arsyetuar se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të blerë më shumë Pelerina (Uniforma të Studentëve).

Por, 1 vit më herët, pavarësisht se kishin diplomuar 200 studentë, Universiteti “Kadri Zeka” kishte blerë vetëm 100 pelerina.

Po atë vit, Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, me një vendim skandaloz u ka shpërndarë vetës dhe në total 24 personave – zyrtarëve të Universitetit, të holla në shumë totale 8225 euro.

Ky veprim paraqet një nga veprimet më mashtruese dhe më fyese ndaj çdo studenti. Pavarësisht, se pothuajse vazhdimisht publikohet ndonjë skandal në Universitetin “Kadri Zeka”, deri më tani Organizatat Studentore dhe studentët në përgjithësi i kanë mbyllur sytë – përballë degradimit sistematik të Universitetit.

Gjithashtu, një rast tjetër skandaloz shfaqet në vitin 2018, kur Senatorët e Universitetit “Kadri Zeka”, sipas Raportit të Auditorit, saktësisht në vitin 2018, janë paguar për katër mbledhje, pa marrë pjesë në mbledhje fare, dhe në kundërshtim me Rregulloren. Shuma ishte hiç më pak se 5320 euro.

Raporti Auditorit 2018

A do të kapërdijnë studentët dhe përfaqësuesit e tyre edhe këtë përdhosje të dinjitetit nga ana e Menaxhmentit të Universitetit “Kadri Zeka”, mbetet të shihet…?! /epilogu/


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close