fbpx
Lajme

Ahmeti: Kadri Veselin e kam menduar si CIA-n, por u befasova me sinqeritetin e tij

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti në emisionin Pressing të T7 ka folur për rolin e Hashim Thaçit në Kosovë. Ai ka thënë se Thaçi dhe Kurti janë kafshë politike të cilët mendojnë vetëm për politikë 24 orë.

Ai ka thënë se “Hashim Thaçi nuk mund t’ia mohojë askush arritjet, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për Kosovën”

Ai ka folur edhe për ish kreun e PDK-së z. Kadri Veseli. Ai ka thënë se është befasuar me Kadri Veselin. Ai thotë se “në fillim e kam menduar diqysh si SHIK, e kam menduar si të fshehtë po edhe më si dhelpër, por ai ka qenë shumë i sinqertë pasi e kam njohur”. Shpend Ahmeti me tutje thekson se “e kam telefonuar para se të niset në Hagë dhe është befasuar me këtë telefonatë”.

Ai ka thënë se “si njeri e kam menduar ndryshe, sepse del si ata të CIA-s që mendon vetëm si ta rreh atë apo këtë, por më ka dalur krejt ndryshe, i sinqert”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close