fbpx
Lajme

Haradinaj: Saim Tahiraj thoshte Sali Çekaj më ka tradhtuar se shkoi me Nasim Haradinajn

Por, këto fjalë të tij, i ka demantuar vet Nasim Haradinaj. Nënkryetari i OVL të UÇK-së, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kishte thënë se nëse Saim Tahiraj, e dinte që ai ishte tradhtar, ai ka bërë krim pasi e kishte lejuar shokun e tij të shkonte në grup me Nasim Haradinajn.

Haradinaj ka thënë se shumë prej shokëve të Tahirajt kishin përfunduar në burg, derisa një gjë e tillë nuk kishte ndodhë edhe me Saimin. “Ne e kemi një Saim Tahiraj që thotë që ka qenë shok i ngushtë më Sali Çekajn. Ai para se të ishte shok i Çekajt, ishte shok i imi në ilegale. Kam qenë kryetar i tij, ai as në grup nuk ka qenë por ka pasur një afishe. A din sa interesant është se ai thotë një herë që më ka tradhtuar Nasim Haradinaj. Ai thotë që e ka tradhtuar një Ismet Haziri, bashkëfshatar, që ai e ka angazhuar. Interesant Ismeti ishte në burg, ai nuk ishte në burg. Pastaj, thotë se e ka tradhtuar Mentor Kaqi, që ishte në grup me të, Mentori në burg, ai hiq”, kishte deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, Tahirajn e kishte “tradhtuar” edhe Sali Çekaj, pasi ky i fundit kishte shkuar në grupin e Haradinajt. “E tradhtoi edhe Sali Çekaj se Saliu erdhi me mua. Më vështirë e ka pasur Sali Çekaj të bëhej me mua, apo Saimi që më ka pasur shok. Ose të paktën, nëse Saimi e ka ditur se unë apriori jam tradhtar, ai ka bërë krim që e ka lejuar shokun e tij të vinte me mu, të bëhej bashkë-tradhtarë. Kurrë nuk do ta lejoja një shok timin, të bashkohej me një njeri që do të mendoja se ishte i keq. Ose do të kisha shkuar me të aty”, kishte thënë nënkryetari i OVL të UÇK-së.

Haradinaj kishte treguar se cili ishte personi i vetëm që nuk e kishte tradhtuar Saim Tahirajn. “I vetmi njeri që nuk e ka tradhtuar Saim Tahirajn, është Vul Mirqiqi, komandant i policisë së shërbimit sekret në Deçan, vrastar, që me vëlla të tij ka shitur telefona satelitorë që shiteshin deri në 2 mijë marka. Ai nuk e ka dekonspiruar ende. Por, është drojë që Vula vjen në burg, e Saimi shpëton. Aq finok është”, është shprehur për Bota sot” Nasim Haradinaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close