fbpx
Lajme

Ajri po i ‘mbyt’ sot prishtinasit

Ajri i ndotur vazhdon të jetë tejet shqetësues në Prishtinë.

Matësi i ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, tregon se shkalla e ndotjes së ajrit është mjaftë e lartë në kryeqytet.

Në bazë të matjes së fundit që është publikuar, shkalla e ndotjes ka arritur 214.

Kjo masë llogaritet të jetë tepër e pashëndetshme, shkruan lajmi.net.

Sipas “aqicn.org”, kjo shkallë e ndotjes është mjaft alarmante pasi që ndikon në shëndetin e secilit person.

Preferohet që të gjithë, por në veçanti fëmijët dhe të gjithë personat e prekur nga sëmundjet e frymëmarrjes si astma, të mos dalin në ambiente të hapura dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close