Aksionet e para të UÇK-së nisën në vitin 1992, nga komandanti legjendar Adem Jashari, Thaçi e Veseli
Viti 1992, konsiderohet viti në të cilin filluan sulmet e para guerile të UÇK-së. Sulmi i parë gueril nisi në Drenas (Gllogovc) kundër Policisë Serbe.
Atë kohë, në atë aksion morën pjesë edhe komandanti legjendar Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e edhe disa bashkëluftëtarë të tjerë.
Hashim Thaçi për këtë aksion ishte dënuar në vitin 1997, me 10 vjet burg nga autoritetet serbe, transmeton Epilogu.
Në dokumentin e mësipërm ndër të tjerash thuhet se “Hashim Thaçi ka qenë i përfshirë në disa sulme terroriste kundër pjesëtarëve të policisë serbe në Drenas, dhe dënohet me 10 vjet burg”.
Në listën e Serbisë, si terrorist nga Kosova konsiderohet edhe Kreu i PDK-së z. Kadri Veseli. Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë ka renditur 156, persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë, transmeton Epilogu.