fbpx
Lajme

Ahmeti ishte në me Sandokanin kur ai u sulmua, tregon debatin me Gecin para shkrepjës së armës

Sanije Rexha – e veja e Abedin Rexhës, ish-Komandant Sadokanit – ka thënë se nuk do ta marrë trupin e bashkëshortit të saj nga Morgu i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në një rrëfim për Interaktiv në KTV, Rexha ka thënë se dyshon që eshtrat e tij janë ndërruar dhe që uniforma i është djegur.

“EULEX- i më ka shantazhuar e më ka kërcënuar. Më kanë thënë se nëse zhvarroset Abedini dhe i bëhet autopsia mund ta arrestojnë Gani Gecin për vrasjen e tij. E kemi zhvarrosur, por më pas më kanë thënë që nuk e dinë arsyen e vdekjes. Unë ia kam pa plagët. EULEX më ka thënë që kanë ndërhyrje të mëdha”, ka thënë Rexha, sipas së cilës Geci nuk ka qenë kurrë në UÇK.

Ndërsa, personi që thotë se ishte i fundit që e ka parë të gjallë Abedin Rexhën, bashkëluftëtari i tij, Hamit Ahmeti, ka treguar momentin kritik të tetorit 1998.

“Na e kanë nxanë rrugën. U kan Gani Geci me plotë të tjerë. Gania e ka vet Abedinin: pse po m’i nguc njerëzit e mi. Ai i ka thënë: cilët njerëz? Gania i ka thanë: e din ti! Gania e ka gju dy herë në kam Abedinin. Na jena tërheq. E kom kap Abedinin e kom qit anash rrugës. Fjalët e fundit i ka thënë në durtë e mia”, ka rrëfyer Ahmeti.

Ai thotë se nuk ka asnjë dyshim që Geci me njerëzit e tij e kanë vrarë Rexhën. https://telegrafi.com/hamit-ahmeti-gani-geci-dhjetera-njerez-e-kane-sulmuar-sandokanin/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close