fbpx
Lajme

AKTIVISTI I VV-SË KËRKON NGA PARTIA E TIJ TA TËRHEQIN URIMIN PËR LDK-NË: MARRE DUHET ME JU ARDHË

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh i dënuar edhe për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në vitin 2016-të, Atdhe Arifi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ta larojë nga faqja e kësaj partie, shkrimin me urimin për 30-të vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Arifi, ka thënë se ai është status denigrues e antikombëtar në faqen e VV-së.

“Hiqne statusin nga fb-u aman mos na detyroni ta ndryshojme programin politik e statusin e LVVse. “Rezistenca (levizja) paqesore ne Kosove, si e tille argumentuar edhe nga prof. Hoti vec rezitence nuk ishte. Nuk ia doli ta ndal gjenocidin e spastrimin etnik, nderkohe UCKne qe perpiqej me djerse e gjak per keto gjera e pati shpallur terroriste”, ka shkruar Arifi ndër të tjera.

Ai tutje ka thënë se Ibrahim Rugova luste që t’i ndalen bombardimet e NATO-së se i ‘rrezikohej familja ndërsa ka përmendur që Rugova nuk e ka vizituar kurrë familjen Jashari siq vizitoi Millosheviqin.

“Dr. Rugova luste qe ti ndalen bombardimet e NATOs se i “rrezikohej familja”. Dr. Rugova e vizitoi kasapin e Ballkanit por kurr familjen Jashari…* Statusi eshte degradim i kesaj faqeje ** marre duhet me iu ardh”, ka përfunduar Arifi./ Insajderi.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close