Aktivisti i mirënjohur nga Londra, Afrim Haliti, ka bërë një postim duke komentuar udhërrëfyesin e sotëm të nënshkruar nga Besnik Bislimi me Serbinë në Bruksel.
Ai e ka quajtur këtë veprim nga Bislimi si “bosnjëzim të Kosovës”.
“Unë dhe disa të tjerë e kemi ditur këtë punë, por çka do na thonë ata që i besuan verbërisht retorikës së tij?” – ka shkruar Haliti.
Statusi i plotë:
Në Federaten Boshnjake funksionon ‘Elektroprivreda Bosne i Hercegovine’ deri sa në në Republika Srpska funksionon ‘Elektroprivreda Republike Srpske’.
Tash edhe Kosova në pjesen veriore ka ‘Elektrosever-in’ një kompani serbe.
Albin Kurti ndër tjera ishte zgjedhur kryeministër edhe për faktin që pretendonte se nuk do të lejonte ‘bosnizimin’ e Kosovës. Sot bëri hapin e parë ndër shumë të tjerë që do të shpiejnë mu tek siç thoshte ai – bosnizimi i Kosovës.
Unë dhe disa të tjerë e kemi ditur këtë punë, por çka do na thonë ata që i besuan verbërisht retorikës së tij?
Përndryshe fascinohem nga kreativiteti i tyre për të justifikuar hipokrizinë dhe gënjeshtrën.