fbpx
Lajme

Aktivisti nga Londra për marrëveshjen me Serbinë: Sot nisi Bosnjëzimi i Kosovës

Aktivisti i mirënjohur nga Londra, Afrim Haliti, ka bërë një postim duke komentuar udhërrëfyesin e sotëm të nënshkruar nga Besnik Bislimi me Serbinë në Bruksel. 

Ai e ka quajtur këtë veprim nga Bislimi si “bosnjëzim të Kosovës”. 

“Unë dhe disa të tjerë e kemi ditur këtë punë, por çka do na thonë ata që i besuan verbërisht retorikës së tij?” – ka shkruar Haliti. 

Statusi i plotë: 

Në Federaten Boshnjake funksionon ‘Elektroprivreda Bosne i Hercegovine’ deri sa në në Republika Srpska funksionon ‘Elektroprivreda Republike Srpske’.

Tash edhe Kosova në pjesen veriore ka ‘Elektrosever-in’ një kompani serbe.

Albin Kurti ndër tjera ishte zgjedhur kryeministër edhe për faktin që pretendonte se nuk do të lejonte ‘bosnizimin’ e Kosovës. Sot bëri hapin e parë ndër shumë të tjerë që do të shpiejnë mu tek siç thoshte ai – bosnizimi i Kosovës.

Unë dhe disa të tjerë e kemi ditur këtë punë, por çka do na thonë ata që i besuan verbërisht retorikës së tij?

Përndryshe fascinohem nga kreativiteti i tyre për të justifikuar hipokrizinë dhe gënjeshtrën.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close