fbpx
Lajme

Interesante, në Kosovë vijnë armë me postë nga Tajvani dhe Hong Kongu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në postën doganore kanë arritur armë nga Tajvani dhe Hong Kongu.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një pushkë, fishekë, armë të gjata etj.

“Në postën doganore ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin”, është rasti i parë.

“Në posten doganore ka raportuar se nga Hong Kongut ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike. Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close