“Aktivizohet Peci”, pasi i falën Manastirit 24 hektarë, e provokon Haradinajn duke i shkuar tek selia
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se kanë rikthyer 600 metra katrorë në shërbim të Ministrisë së Bujqësisë, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku ndodhet selia e AAK-së.
Në reagimin e AAK-së e kanë quajtur manipulator ministrin Peci. AAK thotë se paguajnë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura.
AAK ka publikuar fotografi të hapësirës dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim.
“AAK ka kontratë me Ministrinë e Bujqësisë për një pjesë të objektit. Ne paguajmë qira mujore për shfrytëzimin e 569 metra katrorë, në katin përdhesë dhe të parë në vlerë prej 4552 eurosh në muaj, ku nuk përfshihet as bodrumi e as kati i dytë, që janë të mbyllura e të lëna në gjendje të mjerueshme.
Pohimet e këtij far ministrit se gjoja “I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit…”, janë pjesë e manipulimit ordiner të tij për të krijuar përshtypjen sikur ato paskan qenë të uzurpuara nga dikush.
Nuk është hera e parë që Peci bënë manipulime të kësaj natyre me qëllim që ta luftojë politikisht Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, sepse edhe ashtu i kanë mbetur pak ditë aty ku është.
Ne jemi përpjekur që të jemi të kujdesshëm e të mos hapim debat publik dhe marrëdhëniet kontraktuale t’i kryejmë siç bëjnë subjektet e përgjegjshme, e të pranojmë të paguajmë një qira që është mbi vlerën e tregut, për një objekt që e ka renovuar Aleanca me mjete të veta, por këtë herë nik mund mos të themi se Faton Peci është një manipulues ordiner.
Aleanca është në shtëpi të vet dhe aty do të qëndrojë pavarësisht a i pëlqen dikujt apo jo.
Me qëllimin më të mirë që mediat dhe qytetarët të mos bijnë pre e këtyre mashtrimeve, po i publikojmë disa fotografi të hapësirës së pretenduar se i qenka rikthyer ministrisë si dhe kopjen e kontratës së qirasë për shfrytëzim”, thuhet në reagimin e AAK-së.