Historia shqiptare me atë turke, kanë shumë të përbashkëta për shkak të sundimit otoman në tërë Ballkanin.
Ka gjithmonë filma e seriale që janë rikthyer për të treguar historitë e të dyja vendeve, ndërsa kësaj here një serial turk do ta ketë për personazh një shqiptar që vjen nga Prizreni.
Dhe rolin e shqiptarit nga Prizreni në serialin e ri turk, do ta luajë aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka kohë që është shndërruar në një yll të kinematografisë turke.
I ftuar në Nd’rrimin e Natës, në kuadër të festivalit të filmit në Prishtinë “Prifest”, gjatë intervistës së tij e ka dhënë lajmin se do të nis një serial të ri.
“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”, ka thënë Xhelilaj.