fbpx
Rozë

AKTORI SHQIPTAR QË DO TË LUAJË NË SERIALIN TURK

Historia shqiptare me atë turke, kanë shumë të përbashkëta për shkak të sundimit otoman në tërë Ballkanin.

Ka gjithmonë filma e seriale që janë rikthyer për të treguar historitë e të dyja vendeve, ndërsa kësaj here një serial turk do ta ketë për personazh një shqiptar që vjen nga Prizreni.

Dhe rolin e shqiptarit nga Prizreni në serialin e ri turk, do ta luajë aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka kohë që është shndërruar në një yll të kinematografisë turke.

I ftuar në Nd’rrimin e Natës, në kuadër të festivalit të filmit në Prishtinë “Prifest”, gjatë intervistës së tij e ka dhënë lajmin se do të nis një serial të ri.

“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”, ka thënë Xhelilaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close