fbpx
Lajme

Albin Kurti gjatë luftës (1998): Nuk dëshiroj ta kap armën, nuk e preferoj dhunën

Në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, artistë e aktivistë të ndryshëm në Prishtinë flasin për luftën dhe paqen, dhe ajo çka bien në sy është një deklaratë e Albin Kurtit, liderit të VV-së dhe pretendentit për kryeministër të Kosovës.

Gjersa flet për luftën ai shpjegon pikëpamjet e tij për zgjidhjen e problemeve dhe thotë se “ai personalisht nuk do ta kapte kurrë armen, sepse dëshiron ndryshe t’i zgjidhë problemet”.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar. Ai thotë se beson në këtë filozofi të jo dhunës.

Këtë deklaratë ai e jep nga minuta e 12-të e dokumentarit që e gjeni këtu.

Lideri i Vetëvendosjes, atëkohë ishte udhëheqës i studentëve dhe shihet të jetë me flokë të gjata.

Ai më pas do të burgosej nga autoritetet serbe për t’u liruar pas lufte.
Por, përkundër që Kurti thotë se nuk e pëlqen filozofinë e dhunës dhe nuk do të dëshironte të kapte armen, ai ka bërë politike edhe me mjete të dhunshme. Që nga viti 2015 ai ka aplikuar edhe gaz lotsjellës e mjete të tjera më të lehta të dhunës për ta kundërshtuar pushtetin. Në fakt dikur Hashim Thaçi, ai që do ta pres në zyre të hënën e kishte akuzuar se kishte refuzuar uniformen e UCK-së.

Sot ai është fitues i zgjedhjeve dhe pret të hënën ta marrë mandatin për krimin e qeverisë.

Dokumentari në fjalë është publikuar në ‘Youtube” nga Igballe Rugova, një aktiviste e shoqërisë civile.

Në të flet për jetën e natës në Prishtinë dikur dhe për luftën që atëkohë ndodhte në Drenicë, në veçanti. Shfaqen pamje nga Prekazi, nga anëtarët e vrarë të familjes Jashari.

VIDEO: https://video.gjirafa.com/video-1578174558-mp4

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close