fbpx
Lajme

Albin Kurti, lideri më i pushtetshëm në historinë e Kosovës

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Urime Albin Kurtit! Ai ia doli!

Kurti është bërë sot shqiptari më i pushtetshëm në gjithë historinë e Kosovës! Askush s’ka qenë më i fuqishëm deri më sot!

Me më se 50 për qind të votave të qytetarëve, me 58 deputetë në Kuvend, me autoritetin e pakontestueshëm brenda partisë, si dhe me partitë opozitare secila nën 20 për qind dhe në procese të ndërrimit të lidershipit (në dy partitë kryesore opozitare brenda vetëm 4-5 muajve të fundit janë larguar nga lidershipi figurat më të rëndësishme) – Kurti thjesht është i pakrahasueshëm me fuqinë që kanë pasur udhëheqësit e Kosovës.

E dimë se para viteve ’90 asnjë shqiptar i Kosovës nuk ka pasur fuqi të vendosë krejtësisht vetë pavarësisht pozitave institucionale.

Dr. Rugova i ka fituar me mbi 90 për qind zgjedhjet gjatë viteve ’90, por ka udhëhequr me një pushtet paralel dhe në shumë fusha ceremonial.

Pas luftës, Dr. Rugova dhe LDK, vërtet, kanë pasur 47 deputetë në Kuvend, por Kosova është administruar nga shefat e UNMIK-ut.

Edhe Thaçi dhe PDK-ja, kur i fituan zgjedhjet me 37 deputetë, pushtetin u desh ta ndajnë me të tjerët.

Tash, Kurti nuk e ka asnjërën nga këto ”pengesa”. Është lideri shqiptar me fuqinë më të madhe ndonjëherë që del nga zgjedhjet dhe konteksti i përgjithshëm politik kosovar. E në Kosovë ka shumë punë.

U uroj shumë fat Kurtit dhe Kosovës. Do t’u duhet!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close