fbpx
Lajme

Kush është daja i Vetëvendosjes, pronari i kompanisë që u kap duke kërkuar ryshfet?

Në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës është skandalizuar opinioni me anë të përgjimeve që dëshmojnë korrupsionin në Ministrinë e Infrastrukturës. Por, kryepersonazh i këtij skandali është shefi i punëtorit të përgjuar, që ka emrin Halil Jahaj. Kush është Jahaj?

Vite më parë, Jahaj është quajtur “Daja i Vetëvendosjes” nga aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Pajtim Demaj. Se çka nënkuptohej specifikisht me një epitet të tillë, është e vështirë të kuptohet, por megjithatë mund ta marrim si një cilësor honorifik.

Në fotografinë e publikuar nga Demaj, “daja” shihet teksa pushon pas një loje basketbolli, gjatë fushatës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Se “daja” është i afërt me VV-në, tregon edhe një fakt tjetër. Jahaj ka qenë financues i Vetëvendosjes, aktivistët e së cilës e nderuan me titullin e nderit “daja”.

Financimin që e bëri Jahaj, e ka njoftuar edhe vetë partia e kryeministrit Albin Kurti. Në njërën nga pasqyrat financiare të publikuara nga VV, “daja” shihet të ketë financuar këtë parti në vitin 2021, kur partia e Kurtit fitoi gjysmën e votave të elektoratit.

Në anën tjetër, dihet edhe se “daja i Vetëvendosjes” është dajë i këshilltarit të Liburn Aliut, Florent Ramqajt.

Kompania Infratek, e zënë duke kërkuar ryshfet 30 mijë euro nga një kompani ndërtimore, është në pronë të tij, edhe pse gruaja e tij është zyrtarisht në krye. Ai është pronar edhe i kompanisë Alpha I.

Ja se si shprehet z. Jahaj për gruan e tij, e të cilën e ka emëruar pronare të kompanisë që është zënë në ryshfet, Infratek:

Aktivist politik

Halil Jahaj është edhe aktivist politik. Ai bën një numër shumë të madh postimesh politike në profilin në Facebook.

Në njërin prej tyre, pretendonte që gazetari Berat Buzhala kërkon ta amnistojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Për më tepër, ai bënte nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit.

Në kohën e krizës së rëndë energjetike, z. Jahaj kishte shkruar se kriza energjetike nuk ishte aq e rëndë dhe se “ende s’kishim parë gjë akoma”.

Jahaj në shumë statuse në Facebook e kishte shprehur publikisht përkrahjen për VV-në.

Madje për liderin e kësaj partie, “daja” kishte fjalë të mëdha miradie. Për “dajën”, Albin Kurti beson në dituri, dhe si i tillë struktura e tij e të menduarit është strategjike. Ndërsa për VV-në theksonte se është kryengritëse e lëvizjes që nuk e duron pabesinë.

“Albin Kurti beson në dituri, prandaj struktura e tij e të menduarit është strategjike dhe e bazuar në të dhëna shkencore të përshtatura (për dallim që deri në vitin 2014, më duket se insistonte që votuesi t’i përshtatet të dhënave shkencore). Ai më se miri e ka kuptuar filozofinë politike të Jusuf Gërvallës, psikosociologjinë e masave dhe historinë e Kosovës si rajon kufitar mes kulturave. Mbi këto njohuri ka ndërtuar politikën elektorale. LVV e kuptoi më kohë, mbase më 26 mars 2020 se populli i Kosovës dallon prej rajonit në dy pika: është kryengritës dhe nuk e duron pabesinë”, shkrunte në një status në vitin 2021.

Siç është shpjeguar në video “Afera: Jaranat e Liburnit”, kompania e dajës kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close