fbpx
Lajme

Albin Kurti: Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm

Ish-kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë probleme sot në Kosovë janë pasojë direkte e një sistemi të dobët arsimori.

Për këtë ai i është referuar një studimi që ka trajtuar lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë, të cilën e konsideroi si shqetësim të madh, njofton Klan Kosova.

“Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti.

Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë”.

“Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë”.

Për të dalë nga kjo gjendje, ish-kryeministri thotë se në Kosovë duhet rikthyer dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet.

“Nëse duam të kemi shtet dhe përparim”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close