fbpx
Lajme

SKANDAL, Enver Petrovci: Miku jonë Millosheviqi bëri që populli shqiptar të ecë në mbarë botën

Aktori Enver Petrovci, në televizionin T7 i quajti “katunarë” mërgimtarët që nuk ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre. Sipas tij të qenurit katundarë është një e keqe në vetvete. Ai po ashtu ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Para disa vitesh, Enver Petrovci e kishte dhënë një intervistë për mediumin serb Telegrafi ku kishte akuzuar shtetin e Kosovës për korrupsion dhe kishte lavdëruar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Situata në Kosovë po përkeqësohet, është e pistë dhe e korruptuar. Më thanë të hyj në një festë dhe nëse kjo ndodh, nuk do të jem më artist – thotë Enver Petrovci, aktori i preferuar i publikut serb dhe shqiptar për Telegrafin.

Nuk ka më asnjë dallim mes fshatit dhe qytetit. Falë mikut tonë Slobodan Milošević, i cili bëri që populli shqiptar të ecë në mbarë botën, nga Zelanda e Re në Kamerun, sot kemi një klasë krejtësisht të re të rinjsh që flasin anglisht në mënyrë perfekte. Nuk ka më turp që vajza të dalë me minifund, të rrijë deri vonë, e gratë janë të bukura… Dikush më tha që pas luftës lindin gjithmonë vajza të bukura,” thoshte Enver Petrovci për mediumin serb Telegraf.

https://www.telegraf.rs/vesti/383801-enver-petrovci-da-se-narod-pitao-haosa-na-kosovu-ne-bi-bilo

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close