fbpx
Lajme

DOKUMENTE| Donika Gërvalla me para të shtetit blen kremra bimore, sapunë e çaj organik 

Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla, ka vendosur t’i shpenzojë mbi 750 euro për një furnizim të çuditshëm. Me këto para do të blihen çaj, kremra bimore e sapunë natyral. 

Një nevojë paksa e çuditshme është shfaqur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla.

Në këtë institucion është dhënë një tender për çaj e kremra bimore, shkruan Demokracia.com.

Në njoftimin e shpallur në e-prokurim është treguar se tenderi “Furnizimi me qajra bimore për nevoja të MPJD-së”, përbehet nga afro 190 produkte bimore.

“Furnizimi me qaj organik vendor me shije të ndryshme cope 68. Furnizim me kremra bimore cope 50. Furnizim me sapun natyral te kualitetit te larte, cope 68”, thuhet në njoftim.

Tutje tregohet se këtë tender e ka fituar kompania “99 lule”, pa pasur fare konkurrencë.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 758.40 euro. N.P.T. “99 LULE”. Data e inicimit të aktivitetit të prokurimit: 01.12.2022. Data e hapjes së tenderëve: 05.12.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1.Numri i tenderëve të përgjegjshëm:1”.

Ministria ka treguar se kontrata mes tyre dhe kompanisë fituese është nënshkruar më datën 13.12.2022. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close