fbpx
Lajme

Albini e Donika e presin Vitin e Ri në burg

Dy deputetëve të VV-së, Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj.

Siç ka shkruar deputetja Albulena Haxhiu, e cila edhe vetë është e përfshirë në këtë proces gjyqësorë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, dy kolegëve të saj u është vazhduar paraburgimi që do të skandonte sot.

“Albinit dhe Donikes gjyqtari i klanit Pronto ia paska vazhduar edhe per 1 muaj paraburgimin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Edhe disa nga deputetët që ishin ftuar si dëshmitarë munguan në seancën e nëntorit të vitit që shkoi.

Kalludra ditën kur lëshoi urdhërarrest për Kurtin, gjobiti edhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe disa deputetë tjerë që nuk erdhën në seancën e 21 prillit të këtij viti, edhe pse sipas Kalludrës ishin ftuar që të dëshmonin.

Aktakuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të lotsjellësit u ngrit u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close