fbpx
Lajme

Albright letër Thaçit: Kemi punuar bashkë për t’i siguruar të ardhme Kosovës

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, pas vizitës në Kosovë, i ka shkruar letër të gjithë liderëve shtetërorë.

Në letrën e dërguar presidentin Thaçi, Albright shprehet mirënjohëse për festën e organizuar për përvjetorin e 20-të dhe thotë se kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë që t’i sigurojmë një të ardhme të sigurt Kosovës.

I dashur President Thaçi,
Ishte vërtetë kënaqësi festimi i demokracisë së Kosovës me ju.
Ju jam mirënjohëse që keni organizuar një festë të veçantë, të paharrueshme dhe të jashtëzakonshme për këtë përvjetor.
Jam shumë e nderuar që pranova Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë që t’i sigurojmë një të ardhme të sigurt Kosovës.
Kënaqem tek shoh se sa shumë ka ecur ky vend.
E vlerësoj diskutimin e mirë që kishim rreth asaj se çfarë duhet të ndodhë tutje për të përparuar dhe për ta ndritur demokracinë.
Jam shumë krenare për lidhjen e fortë në mes të NDI dhe Kosovës.
Duam që të vazhdojmë punën me ju edhe në fazën tjetër.
Pres që të ju takoj sërish së shpejti.
Gjithë të mirat, Madeline”, shkruan në letrën e Albright.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close