Ali Ahmeti: Dy javë para ngjarjes së Kumanovës, dërgova njeriun tim te Sami Ukshini
Ish Drejtuesi i UÇK-së në Maqedoni dhe kreu i shqiptarëve të Maqedonisë z. Ali Ahmeti kishte treguar detaje të pathëna më herët për ngjarjet e Kumanovës. Ai gjatë intervistës ka lënë të nënkuptohet se disa muaj apo vite më herët pjestarët e grupit Kumanova ishin përcjellur nga organet shtetërore.
Ai poashtu ka treguar se vazhdimisht në Maqedoni ka pasur tendenca për grupe të tilla por me angazhimin e tij në shumicën e rasteve këto probleme janë tejkaluar. Ai më tutje tregoi për një takim me Sami Ukshinin i njohur si Komandant Sokolin, të cilin e kishte njohur në vitin 2001 në luftën e Maqedonisë, dhe sipas tij ai nuk ishte as folklorist e as euforik, por njeri i qetë.
“takimi i fundit ishte hiç më shumë se dy javë me Sami Ukshinin, ku kam dërguar Sadulla Durakun që të bisedojë dhe të shoh qëllimet dhe arsyet, se cilat janë arsyet e kësaj veprimtarie, por pas 4-5 orësh takim u kuptua nga Sami Ukshini ka thënë se unë nuk jam në këto lëvizje dhe nuk jam në këto veprimtari, por nuk e ka thënë të vërtetën sepse rezultoi që qëlloi brenda grupit kur ndodhi ngjarja, por edhe familjet e tyre kanë treguar se ka 2 javë që nuk e kanë ditur ku janë pjestarët e familjes së tyre”, ishte shprehur Ali Ahmeti.