Lajme
Ambasadori gjerman “godet” Kurtin për raportin anti-korrupsion: Përfundimi, nuk ka përparim në renditje
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, po vlerëson se renditja e Kosovës në raportin anti-korrupsion, lë shumë për të dëshiruar.
Rohde specifikon se në raport njihet progres i Kosovës me zgjedhje megjithatë mbetet shqetësuese ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në gjyqësor, transmeton klankosova.tv.
”Renditja e re e raportit anti-korrupsion, sapo ka dalë. Progres i Kosovës me zgjedhje, por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor. Përfundimi i Transparency International për Kosovën, ndryshe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”.