fbpx
Lajme

Analisti Muharremi: Asociacioni na i ka humbur 10 vite dhe na ka varfëruar ekonomikisht

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar mbështetësit e VV-së, të cilët po refuzojnë ta pranojnë se kryeministri Albin Kurti i ka thënë “po” draftit të Asociacionit, shkruan Nacionale.

Ai ka thënë se ata që e mohojnë atë që Kurti e thotë publikisht, janë të verbër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Asociacionit ia ka humbur Kosovës 10 vite dhe e ka varfëruar ekonomikisht.

Edhe vet Kryeministri del live në tv dhe diskuton për statutin e asociacionit dhe e pranon. Por disa militantë që me gjasë janë verbëru duke u mundu me mbrojtë pushtetin e mohojnë ende. Asnjë dobi nuk i sjellë kjo as Kryeministrit e as Kosovës. Fakti që jemi vonuar me zbatim të Asociacionit na ka humbur 10 vite dhe na ka varfëruar dhe dëmtuar ekonomikisht. Ndanjëherë këta njerëz duhet të dijnë që është koha me thënë ‘natën e mirë se po pushoj pak” e me reflektu”, ka shkruar Muharremi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshenoll.muharremi%2Fposts%2Fpfbid02R7oGAuZtDudYRAbQxWNjTqamSMw5HVvzXDBNtFFinXkKPV3kkXB2wFrptL5u2uj6l&show_text=true&width=500

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close