Pajtim Krasniqi, inspektor në komunën e Lipjanit, është njëri nga të arrestuarit e aksionit të sotëm për keqpërdorim me fondet për bujqësi në Ministrinë e Bujqësisë.
Krasniqi, është kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Akllap, i cili është zgjedhur me 24 qershor 2019.
Gjithashtu, në aksionin e sotëm të Policisë është arrestuar edhe Sadat Shkodra, punonjësi i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë.
Shkodra është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe është pjesë e nëndegës së PDK-së në Lagjen e Spitalit 3.
Gjithashtu, i arrestuar është edhe Kryeshefi i cili është përkrahës publik i Vetëvendosjes.