fbpx
Lajme

“Ankesim i veriut të Kosovës”, parashikimi “ogurzi” i New York Times për sulmin në veri që pothuajse u shndërrua në realitet

Një artikull i prestigjiozes amerikane “New York Times” ku ekspozoheshin lidhjet e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me botën e krimit në Serbi, gati sa nuk rezultoi në një parashikim tronditës për sulmet paraushtarake dhe terroriste që ndodhën më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Shkrimi paraqiste një analizë të thellë të figurës së Presidentit Vuçiq, lidhjet e dyshimta me e krimit dhe raportet me Kosovën. Autori i artikullit, Robert Worth, trajtoi gjithashtu dy skenarë spekulativë për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, njëri prej të cilëve përfshinte “aneksimin e veriut të Kosovës”, një situatë që ishte parashikuar me saktësi gati të frikshme. Tre muaj më vonë, Kosova u gjend në prag të këtij realiteti. Çka paralajmëroi NYT?

Në shkrimin e titulluar “Presidenti, Huliganët e Futbollit dhe një “Shtëpia e tmerreve” të botës së krimit”, New York Times godet ashpër presidentin Vuçiq, për të cilin thuhet se zotëron pushtet të jashtëzakonshëm në Ballkan me ndihmën e huliganëve serbë të futbollit dhe bandave kriminale, të cilat janë përfshirë në politikë e paqëndrueshme të Ballkanit.

“Disa prej tyre shprehin besnikëri ndaj Rusisë. Disa serbë i janë bashkuar grupit paraushtarak Wagner, i cili ka historinë e vet të punësimit të kriminelëve dhe ka postuar video rekrutimi në gjuhën serbe për luftën në Ukrainë.” – shkruante mes tjerash NYT për këto grupe.

Aty, Serbia trajtohej si një “mollë sherri” mes Rusisë dhe Perëndimit, duke e vendosur atë në një pozicion me ndikim të madh.

Artikulli përshkruante një skenar famëkeq “që i mban natën zgjuar udhëheqësit e Evropës Perëndimore”, ku Vuçiq, duke aluduar në një kërcënim të pretenduar ndaj minoritetit serb në Kosovë, dërgon trupa rreth kufirit dhe “anekson veriun e Kosovës”.

“Skenari që i mban natën zgjuar liderët e Evropës Perëndimore shkon diçka e tillë: Vuçiq, duke përmendur një kërcënim për minoriteti serb, dërgon trupa përtej kufirit dhe anekson veriun e Kosovës. Serbët në rajon më pas ikin nga shtëpitë e tyre ose kërkojnë më shumë ndryshime kufijsh. Kjo mund të shënojë fundin e Marrëveshjes së Dejtonit, pakti i ndërmjetësuar nga diplomati amerikan Richard Holbrooke, i cili i dha fund luftimeve më të këqija në 1995 dhe rishikoi hartën e ish-Jugosllavisë. Mund të shkaktojë një luftë tjetër. Edhe pa dhunë, rënia e rendit të Dejtonit do të forconte politikën e solidaritetit etnik dhe autokracisë në të gjithë Ballkanin.” – thuhet aty.

116 ditë nga ky skenar, një sulm paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk rezultoi thjesht një sulm mbi Policinë e Kosovës.

Në fakt, sulmoi doli të jetë plan i detajuar ushtarak për “aneksimin total të veriut” dhe ishte planifikuar që sulmi të kryhej nga gjithsej 37 lokacione nga ku terroristët synonin t’i zinin, bazuar konkluzionet e ekspertëve pas një analize të plotë të të dhënave, pamjeve, armëve, dokumenteve dhe videove me dronë të sekuestruara nga terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiq, ku u bën publike pamje të stërvitjeve ushtarake dhe simulimeve të sulmeve nga terroristët në një bazë trajnimi në Kopaonik, konkretisht më një pronë të Milan Radojçiqit.

Në këto trajnime, ka thënë Sveçla, janë angazhuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, deri te shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq.

Pamjet e dala nga ky trajnim treguan një qartësi të kristaltë rreth synimeve për sulmin mbi Kosovën. Pamjet shfaqën përmasat e mëdha të synimit të sulmit, e me planin përfundimtar për aneksim të plotë ushtarak të veriut të Kosovës, thanë Sveçla dhe Hoxha.

“Ata nuk kanë pasur qellim vetëm marrjen e fshatit Banjskë, apo vrasjen e policit, por plani ka qenë aneksimi i gjithë veriut të Kosovës. Dokumentet që kemi në dorë, e që nuk mund t’i bëjmë publike tregojnë planin e sulmit nga 37 pozicione në gjithë veriun e Kosovës”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close