Arabia Saudite sulmohet me raketë balistike
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë (të shtunën në mbrëmje) në periferi të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.
Siç raporton Al Jazeera, shpërthimi erdhi si pasojë e një sulmi me raketë balistike. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë rebelët e njohur me emrin “Houthi” nga Jemeni. “Houthi” është një grup rebel ushtarak që vepron në Jemen.
Raketa balistike e ka pasur cak aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad.
Rebelët “Houthi” kanë thënë se ata qëlluan me një raketë balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite. Sipas grupit rebel, kjo raketë me rreze të gjatë udhëtoi mbi 500 km nga Jemeni në Arabinë Saudite, raporton Insajderi.
Një zëdhënës i rebelëve i tha Al Jazeeras se ata e goditën Riadin një raketë Burkan 2-H të shtunën vonë.
Al Masirah, një rrjet televiziv i drejtuar nga rebelët Houthi, gjithashtu raportoi se grupi rebel “Houthi” mori përgjegjësinë për sulmin.
Se Arabia Saudite është goditur nga “një raketë balistike”, ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë nga Gadishulli Arabik, në një deklaratë dhënë për media të shtunën në televizionin Al-Arabiya.
Zyrtarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.