fbpx
Rozë

Albert Krasniqi nuk e përkrah Getin për këngën e re, a janë përçarë marrëdhëniet?

Reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar mbrëmë (e premte) projektin e tij më të ri muzikor me titull “Birthday”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe kolegët e afërm të këngëtarit, por jo edhe nga të gjithë.

AMP:

Siç e do ‘tradita’ e publikimit të këngëve të reja të artistëve brenda një labeli, secili prej tyre në rrjetet sociale shpërndanë këngën e kolegut në formë mbështetjeje, shkruan Telegrafi.com.

Por, kjo gjë mesa duket nuk ka ndodhur te lansimi i projektit të fundit nga Getoar Selimi.
Albert Krasniqi, një nga miqt e afërt dhe menaxherët e “Babastars” mesa duket nuk e ka shpërndarë këngën, duke mos i ofruar mbështetje Getiti.

Po të shikosh me vëmendje në rrjetet sociale, shohim që Alberti ka publikuar së fundmi vetëm një fotografi me bashkëshorten e tij, Besa Krasniqin, e shpallur vite më parë si “Miss Kosova”.

I njëjti në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Ajo edhe pse s’ka mjekër, është më burrë se burrat”.

Kjo mund të jetë shenjë se mes anëtarëve kanë nisur përplasje, të cilat po pasqyrohen edhe me mos-përkrahjen ndaj njëri-tjetrit në projektet e reja.

Kujtojmë se Albert Krasniqi është mik i vjetër i ‘Babastars’, ai madje ishte përfshirë në incidentin e armatosur me Noizyn dhe grupin e tij në mbrojtje të labelit (viti 2016), dhe që më pas u arrestua pasi plagosi reperin nga Shqipëria.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close