Rozë
Labi dhe Qëndresa fillojnë muajin e mjaltit, dalin imazhet e para
Moderatori Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë datën e 15 tetorit.
Lajmi për martesën e çiftit bëri bujë në medie, mënyra se si Labi e mori nusen me tren ishte një elemtent që e bëri edhe më të veçantë dasmën e tij, shkruan lajmi.net.
Një ditë më pas, Labi kishte organizuar dasmë përrallore me të ftuar miqtë dhe kolegët e tyre.
Siç e do zakoni, pas dasmës çifti udhëtojnë për në muajin e mjaltit, por meqenëse Labi ishte i angazhuar në punë, nuk kishte mundësi të udhëtonte menjëherë.
Tashmë çifti e kanë gjetur kohën e përshtatshme dhe kanë filluar pushimet, ndërsa në rrjete sociale ata kanë shpërndarë fotografitë e para buzë bregdetit
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23202007-10210430626911403-431705903-n_1509799799-7331390.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23232018-10210430627031406-1105236305-n_1509799817-5984437.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23283317-10210430627071407-957738634-n_1509799822-2017817.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/23231881-10210430627111408-727590495-n_1509799827-7234176.jpg)