Arben Ahmeti: ABI Çarshia është një qendër që “otpadin” e ka bo sheher
Shkruan: Arben Ahmeti
Te denuarit e sotem nga gjykata jane viktima te mentalitetit qe pretendon se e drejta absolute i takon vetem njeres pale, vetem njeres organizate. Te kesh pushtet, para muskujve, trimerise e arrogances, lypet kujdesi e pergjegjesia.Secili prizrenas e din qe nderhyrja ne Abi Carshia ishte e motivuar nga inati. Mund te kete pasur procedura administrative por ato nuk e arsyetonin bagerin qe po rrenonte nje qender qe Prizreni veq hajer i ka pa. Nje qender qe “otpadin” e ka bo sheher
.Inati nuk ka qene i Mytes, as i Islamit, as i Jetmires. Ata jane viktima te mentalitetit qe e drejta ekziston vetem ne ate qe e thote organizata, gjegjesisht lideri. Bene mire partia ne pushtet me heq dore nga arroganca, ose me e bind popullin, qe:Secili gjykates qe i denon eshte i kapur.Secila media qe i kritikon eshte e kriminale.Secili njeri qe keperdor 600 mije euro dhe eshte i tyre eshte i pafajshem.
Dhe secili biznesmen qe nuk eshte mik i tyre eshte hajn. Veq mos te harrojne se disa parti tjera para tyre, e kane pasur saktesisht te njejtin qellim. Kane deshtuar. #PartiaShtet