fbpx
Lajme

Dokumente Ekskluzive | Ardita Sinani, këshilltare e Albin Kurtit – pjesë e nëntokës kriminale të Aleksandër Vuçiçit

Gazeta pacenzurë

Ardita Sinani – kryetare e degës së PVD-së në Preshevë dhe kandidate e PVD-së në zgjedhjet lokale në komunë të Preshevës, të cilët mbahen më 2 qershor, njëherit këshilltare e kryeministrit Kurti, nga Prokuroria e lartë publike në Nish – Departamenti special për korrupsion, ka të ngritura dy aktakuza për korrupsion, ku akuzohet se ka keqpërdorur subvencionet e bujqësisë në shumë prej 13.000.000,00 dinarëve dhe subvencionet për bizneset lokale në shumë prej 15.000.000,00 dinarëve (së bashku rreth 240.000 euro).

Mirëpo, përmes pazareve të errëta me institucionet e nëntokës së Serbisë, znj. Sinani arriti të lirohet nga njëra aktakuzë, kurse për tjetrën e ka pranuar fajësinë për korrupsion dhe për çudi, znj. Sinani ka paguar një shumë simbolike prej vetëm rreth 3500 euro për çështje të interesit publik – humanitar e social.

Burime të gazetës sonë në qarqe intelektuale shqiptare dhe mirë të informuara në Luginë të Preshevës, kanë prezantuar dokumente autentike të gjykatave serbe sipas të cilave znj. Sinani pranon fajësinë.

Po ashtu sipas burimeve tona në Luginë, brenga kryesore e qytetarëve është se si ka mundësi që këshilltarja e kryeministrit të Republikës së Kosovës të bëj marrëveshje me organet serbe dhe të amnistohet për krimin e pretenduar dhe të pranuar nga vetë ajo. Cili ka qenë çmimi që është paguar për këtë amnisti? Si arriti znj. Sinani që nga pozita e këshilltares së kryeministrit Kurti të bie në atë nivel dhe të bëj pazare me strukturat parapolitike serbe?

Po prezantojmë dokumentet, si më poshtë vijon:

Kjo është kur e ka pranuar fajesinë edhe dënimin me vlerë rreth 4000 EURO

Kjo është Aktaktuza e ngritur për korrupsion:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close